Efektivja e policisë vritet nga kolegu i saj, pas krimit autori gjendet i vetëvrarë

Efektivja e policisë vritet nga kolegu i saj, pas krimit autori gjendet i vetëvrarë

14:31, 01/06/2023
A+ Aa A-

Një grua u qëllua për vdekje në Romë, në zonën e San Basilio. Viktima, Paola Montanari, ishte efektive policie dhe punonte në Dhomën e Deputetëve në Itali.

Agjentët që shkuan menjëherë në vend e gjetën të pajetë në hyrjne e një pallati. Duket se vrasësi, kolegu i polices, kishte qëlluar tre herë në drejtim të gruas dhe më pas ishte larguar me një makinë të bardhë. Ai u identifikua pak minuta më pas i pajetë, i shtrirë në makinën e parkuar.

Sipas hetuesve, polici kishte vrarë veten, ndoshta duke përdorur të njëjtën armë me të cilën vrau gruan. Disa njerëz që kishin dëgjuar të shtënat ngritën alarmin dhe kur erdhi ndihma nuk mund të bënin asgjë më shumë për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco