Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

“Vuan nga pagjumësia”, raportet: Kim Jong Un gjen ngushëllim te duhani dhe alkooli

“Vuan nga pagjumësia”, raportet: Kim Jong Un gjen ngushëllim te duhani dhe alkooli

11:14, 01/06/2023
A+ Aa A-

Sipas  “New York Post”, teksa në dy vitet e fundit kishte arritur të kontrollonte peshën duke humbur disa kilogramë, lideri 39-vjeçar jo vetëm që e ka rifituar por ndoshta është shëndoshur edhe më shumë.

Kim Jong Un tani peshon 140 kg, sipas informacioneve, duke cituar burime të Koresë së Jugut. Përveç mbipeshës, Kim Jong-un vuan nga ankthi, i cili e bën atë të paaftë për të fjetur natën, duke gjetur ngushëllim te alkooli dhe duhani.

Agjentët e shërbimit sekret të Seulit analizuan fotot e fundit të liderit të Koresë së Veriut me ndihmën e inteligjencës artificiale dhe arritën në përfundimin se Kim, i cili është 1.72 cm i gjatë, kishte humbur 20 kilogramë dy vjet më parë, por tani është shëndoshur.

Qeverisja e vendit i ka shkaktuar shumë stres, për pasojë po përballet me pagjumësi. Por fakti që ai është i varur nga pija dhe cigaret, tregojnë se shëndeti i tij është përkeqësuar.

Ligjvënësi i Koresë së Jugut Yoo Sang-bum, një anëtar i komitetit parlamentar të inteligjencës në Seul, u tha gazetarëve se agjencitë e inteligjencës së vendit besojnë se  Kim mund të jetë duke përjetuar një çrregullim të rëndë të gjumit, duke konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe duhan.

Ai shtoi se spiunët e Seulit zbuluan se autoritetet e Koresë së Veriut po importonin ilaçe kundër pagjumësisë si Zolpidem dhe sasi të mëdha alkooli dhe cigaresh si Marlboro dhe Dunhill.

Ligjvënësi i Koresë së Jugut pohoi gjithashtu se, “Kim Jong Un u shfaq i rraskapitur dhe me rrathë të errët poshtë syve në daljen e tij publike më 16 maj”. Gjendja shëndetësore e udhëheqësit Kim është një shqetësim i madh për Perëndimin dhe veçanërisht Korenë e Jugut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco