Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Hebrenjtë kundër Sorosit’/ Krijohet organizata që kundërshton ndikimin e megadonatorit majtist

‘Hebrenjtë kundër Sorosit’/ Krijohet organizata që kundërshton ndikimin e megadonatorit majtist

10:31, 01/06/2023
A+ Aa A-

Aktivistët e njohur konservatorë në SHBA kanë shpallur krijimin e organizatës ‘Hebrenjtë kundër Sorosit’, një koalicion mes hebrenjve që kundërshtojnë ndikimin në politikë të miliarderit majtist.

Organizata thotë se qëllimi i këtyre aktivistëve të shquar është që të hedhin poshtë nocionin se kritikat ndaj 'axhendës së ligë të Sorosit janë antisemitike'.

“Hebrenjtë kundër Sorosit do të luftojnë kundër fushatës së shpifjeve nga e majta se kundërshtimi ndaj Sorosit dhe rrjetit të tij të përhapur të organizatave politike është antisemitik,” tha grupi në një deklaratë.

Më tej thuhet se është fakt se Soros financon një pjesë të madhe të të majtës radikale dhe duhet ndalur.

Soros, 92 vjeç, akuzohet nga republikanët dhe konservatorët se ka financuar kauzat e krahut të majtë.

Sipas Fox News, ai ka dhënë mbi 32 miliardë dollarë për këto kauza në 120 vende të botës.

Vitin e kaluar Soros shpenzoi mbi 128 milionë dollarë vetëm për zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA. Po ashtu nga viti 2016 deri në vitin 2020, ai shpenzoi 131 milionë dollarë për të ndikuar në 253 grupe mediatike.

Organizata ‘Hebrenjtë kundër Sorosit’ drejtohet nga Josh Hammer, një redaktor i lartë në revistën ‘Newsweek’ dhe Will Scharf, një ish-prokuror federal që tani konkurron për postin e kryeprokurorit në Missouri.

Një nga projektet kryesore të Sorosit së fundmi ka qenë të financojë prokurorët majtistë në SHBA. Ai ka dhënë të paktën 40 milionë dollarë për ta. Kritikët thonë se prokurorët e mbështetur nga Soros janë treguar të butë me krimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco