Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Anëtarësimi i Suedisë në NATO/ Stoltenberg pritet të udhëtojë në Ankara

Anëtarësimi i Suedisë në NATO/ Stoltenberg pritet të udhëtojë në Ankara

09:21, 01/06/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se do të udhëtojë në Ankara për të diskutuar anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Shefi i aleancës së mbrojtjes tha se mesazhi i tij për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan do të ishte se ishte në interes të gjithë NATO-s që Suedia t’i bashkohej grupit.

“Kam folur me Presidentin Erdogan në fillim të kësaj jave dhe gjithashtu do të udhëtoj në Ankara në të ardhmen e afërt për të diskutuar anëtarësimin sa më të shpejtë të vendit në NATO,” tha ai gjatë një takimi dy-ditor të NATO-s..

Ai tha gjithashtu se gjithë aleatët e NATO-s ranë dakord që Ukraina do të bëhej anëtare e aleancës me kalimin e kohës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco