I ra celulari në ujë teksa po bënte selfie, indiani zbraz rezervuarin për ta gjetur

I ra celulari në ujë teksa po bënte selfie, indiani zbraz rezervuarin për ta gjetur

21:15, 26/05/2023
A+ Aa A-

Një zyrtar nga India arrin deri në ekstremitet për të gjetur celularin e tij të humbur.

Pak a shumë urdhëroi kullimin e një rezervuari për të nxjerrë telefonin e tij.

U deshën tre ditë për të pompuar miliona litra ujë nga rezervuari, ku Rajesh Vishwas i ra pajisja duke bërë një selfie.

Në momentin që u gjet, telefoni me sa duket ishte dëmtuar nga uji.

Inspektori i ushqimit Vishwas, siç raportohet nga BBC, pretendoi se përmbante të dhëna të ndjeshme qeveritare dhe duhej të merrej, por u akuzua për shpërdorim të pozitës së tij.

Pasi zhytësit nuk arritën të gjenin Samsung-un prej 1200 dollarësh të zyrtarit, ai pagoi që të përdorej një pompë nafte. Ai tha se “kishte leje verbale nga një zyrtar për të derdhur pak ujë në një kanal aty pranë dhe se nga kjo në fakt do të përfitonin edhe fermerët pasi do të kishin më shumë ujë”.

Pompimi vazhdoi për disa ditë dhe u zbrazen rreth dy milionë litra ujë, mjaftueshëm për të vaditur 6 kilometra katrorë tokë të punueshme.

Misioni i tij u ndërpre kur një tjetër punonjës, nga departamenti i burimeve ujore, ngriti një ankesë.

Viswas përfundimisht u pezullua nga detyra dhe është në pritje të një hetimi. Ai mohon të ketë abuzuar me pozitën e tij dhe deklaroi se uji që ai ka kulluar ka qenë nga pjesa e tejmbushjes së digës dhe për këtë arsye “nuk ka qenë për përdorim”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco