Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Akuzat për shkeljen e kodit ministror, Rishi Sunak zbulon nëse do të ketë hetim për Suella Braverman

Akuzat për shkeljen e kodit ministror, Rishi Sunak zbulon nëse do të ketë hetim për Suella Braverman

10:09, 25/05/2023
A+ Aa A-

Kryeministri britanik Rishi Sunak deklaron se sekretarja e Brendshme Suella Braverman nuk ka shkelur rregullat ministrore dhe nuk do të merret në hetim. Partitë opozitare kishin bërë thirrje për një hetim nëse ajo kishte shkelur rregullat ministrore. Por pas diskutimit me këshilltarin e tij për etikën, Sunak tha se nuk është e nevojshme që Braverman të merret në hetim, shkruan BBC.

Më herët udhëheqësi i Partisë Laburiste Keir Starmer, i ka bërë thirrje Rishi Sunak që të nisë menjëherë një hetim ndaj sekretare Suella Braverman, pasi kjo fundit sipas tij ka thyer kodin ministror.  

Starmer gjithashtu ka theksuar se sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar duhet të lërë punën nëse dyshimet e ngritura vërtetohen. 

Reagimi i udhëheqësit të partisë Laburiste, vjen pasi pretendohet se Braverman kërkoi ndihmë nga nëpunësit civilë të 'Home Office' për heqjen e gjobës pasi u kap duke ecur me shpejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco