Pse pandemia e radhës mund të vijë nga Brazili

Pse pandemia e radhës mund të vijë nga Brazili

13:15, 21/05/2023
A+ Aa A-

Në thellësi të pyjeve tropikale të Amazonës, shkencëtarët thonë se pandemia e ardhshme në botë mund të vijë nga kjo shpellë në Brazil, e cila është  më shumë se 1.5 kilometra e thellë. Ajo është shtëpia e mijëra lakuriqëve të natës. Por si kjo shpellë ka shumë të tjera që ekzistojnë në të gjithë Amazonën.

Habitatet e panumërta dhe speciet e lakuriqëve të natës janë shumë pak studiuara dhe  zbuluara. Por së fundmi ato kanë marrë gjithë vëmndjen e shkenctarëve të cilët shpresojnë se do të mund të parandalojnë  pandemitë e ardhshme si Covid-19.

Brazili ka më shumë  zona se çdo vend tjetër ku kushtet janë të përshtatshme që një virus të përhapet nga lakuriqët te njerëzit. Një analizë e agjencisë Reuters zbulon se zona të tilla në Brazil janë rritur më shumë se 40% gjatë dy dekadave të fundit.

“Është shumë e trishtueshme të dimë se ne kemi potencial të madh për të zbuluar dhe parandaluar epidemitë e reja, pandemitë dhe kjo nuk po merret parasysh, askush nuk po mendon për këtë. Përkundrazi, aktualisht po bëjmë një investim shumë të madh në  dëmtimin e mjedisit”.

Nga lakuriqët e natës kanë dalë disa nga viruset më shkatërrues në botë dhe Brazili është vendi i tretë në botë që ka numrin më të madh të tyre.

“Lakuriqët  e natës dihet që strehojnë mikroorganizma të ndryshëm. Prandaj ato duhen studiuar. Nëse nuk i studiojmë tani, mund të ketë shpërthime të tjera në të ardhmen dhe të përfundojmë në situatën në të cilën jemi sot, duke mos ditur se nga vjen ky shpërthim, nga vjen SARSCOV2. Dhe ky është një problem i madh, sepse nëse nuk dimë se si të identifikojmë rrugën që mori ky virus, pyetjen evolucionare dhe si arriti te njeriu, ne nuk mund ta luftojmë atë”.

Por me fonde të kufizuara, nëntë shkencëtarë të intervistuar nga gazetarët e Reuters thonë se nuk presin t’i zbulojnë shumë për këto specie.

“Fatkeqësisht, sfida jonë më e madhe janë paratë. Dhe që të mund të ecim përpara në këtë projekt, duhet t’u bëjmë thirrje bashkëpunëtorëve të huaj për të realizuar këtë kërkim të madh”.

Rreziku rritet edhe më tej me  shpyllëzimin e shpejtë të pyjeve të Amazonës. Shkencëtarët thonë se shpyllëzimi shkakton stres te lakuriqët e natës dhe disa studime kanë zbuluar se lakuriqët e stresuar mund të bartin më shumë viruse duke përbërë një kërcënim serioz për njerëzimin.

Shkatërrimi i habitatit të lakuriqëve të natës  u rrit gjatë administrimit të ish-presidentit Brazilian Jair Bolsonaro një populist i ekstremit të djathtë. Qeveria e tij hodhi poshtë rregulloret mjedisore dhe shkurtoi fondet për kërkimet  shkencore. Por gjatë administratës së tij kohë kur edhe vendi i tij u prek nga pandemia e COVID-19 u evidentuan problemet e sistemit shëndetësor në vend.

“Në kontekstin e pandemisë, rajoni i Amazonës vuajti më shumë se rajonet e tjera të vendit, sepse spitalet në qytetet e Amazonës përfunduan duke mos përmbushur një sërë nevojash të tjera shëndetësore për t’u fokusuar në pandeminë dhe në shumë vende. Kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe kemi pasur momente kolapsi në sistemin shëndetësor”.

Shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë se vendi është ende i paaftë për të dalluar një patogjen të rrezikshëm  pavarësisht se shanset që një virus i ri të dalë nga rajoni janë të larta.

“Çështja  është se  ne nuk kemi një sistem të përgatitur shëndetësor, e lëre më pastaj të përballojnë një  pandemi të  ardhshme.”

Pasardhësi i Bolsonaros, Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva ka premtuar të eliminojë shpyllëzimin në Brazil deri në vitin 2030. Por kjo do t’i  bënte që ai të ndryshonte ligjet në vend  dhe përpjekjet e tij për këtë nuk do të jenë  të lehta.

Një përfaqësues i grupeve të bizneseve i tha agjencisë së lajmeve Reuters se bizneset mbështetin përpjekjet e tij për të ndaluar shpyllëzimin e paligjshëm, por se prerja e ligjshme e pemëve është e nevojshme për të garantuar sigurinë e ushqimit dhe energjisë.

Megjithatë, prerja e pyjeve favorizon një patogjen i ri dhe vdekjeprurës duke i dhënë mundësinë në pjesën tjetër të Brazilit dhe më pas edhe në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco