Wagner shpalli fitoren në Bakhmut, reagon Kievi: E pavërtetë, vazhdojnë luftimet

Wagner shpalli fitoren në Bakhmut, reagon Kievi: E pavërtetë, vazhdojnë luftimet

21:33, 20/05/2023
A+ Aa A-

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, shpalli këtë të shtunë fitoren në Bakhmut, ku tha se forcat e tij kanë mundur të marrin nën kontroll qytetin.

Prigozhin e bëri njoftimin përmes një videoje, ku shihej i veshur me uniformë ushtarake përpara luftëtarëve të tij që që mbanin flamuj rusë dhe pankarta të Wagner.

“Sot, në orën 12 të mesditës, Bakhmuti është marrë plotësisht. Ne morëm plotësisht të gjithë qytetin, shtëpi më shtëpi”, tha ai. 

Shpërthime të largëta mund të dëgjoheshin në sfond ndërkohë që Prigozhin fliste gjatë videos.

Ndërkohë nga ana tjetër ukraina e ka mohuar totalisht një lajm të tillë.

Serhiy Cherevaty, zëdhënës i Forcave të Përbashkëta të Ukrainës tha për Sky News: “Kjo nuk është e vërtetë. Luftimet po zhvillohen në qytet”.

Zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar tha se trupat ukrainase po ruanin një mbrojtje në pjesën jugperëndimore të qytetit.

“Luftime të rënda në Bakhmut. Situata është kritike”, tha ajo në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Deri tani, mbrojtësit tanë kontrollojnë disa objekte industriale dhe infrastrukturore në zonë dhe sektorin privat”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco