BE thirrje Kinës të nxisë Rusinë për përfundimin e luftës në Ukrainë

BE thirrje Kinës të nxisë Rusinë për përfundimin e luftës në Ukrainë

12:25, 19/05/2023
A+ Aa A-

Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Kinës që të nxisë Rusinë që të ndalojë agresionin e saj ushtarak, tha të premten presidenti i Këshillit të BE-së.

Duke folur para samitit të G7 në Hiroshima, Japoni, Charles Michel theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të bllokut me Pekinin, duke thënë se një “marrëdhënie e qëndrueshme dhe konstruktive me Kinën është në interesin tonë të përbashkët”.

Megjithatë, Michel shtoi se BE do të mbetet e vendosur në vlerat e saj dhe do të promovojë interesat e saj. Michel theksoi nevojën për të bashkëpunuar  me Kinën në sfidat globale: ndryshimi i klimës, ruajtja e burimeve natyrore; biodiversiteti; qëndrueshmëria e borxhit, duke pasur parasysh rolin e saj në komunitetin ndërkombëtar dhe ekonominë e saj.

“Kina ka një përgjegjësi të veçantë në botë. Duhet të luajë sipas rregullave ndërkombëtare. Dhe ne i bëjmë thirrje Kinës që të bëjë presion ndaj Rusisë për të ndaluar agresionin e saj ushtarak”, tha Michel.

“Ne do të vazhdojmë të shprehim shqetësimet tona për të drejtat e njeriut qoftë në Hong Kong, në Xinjiang apo në Tibet.  Ne nuk do të tolerojmë ndërhyrje në vendet tona që do të minonin shoqëritë tona demokratike,” shtoi ai.

Michel shtoi se BE-ja do të punojë për të reduktuar varësinë e tepërt nga Kina dhe do të krijojë një fushë të vërtetë loje të barabartë për kompanitë  dhe për punëtorët.

Ai ritheksoi gjithashtu angazhimin e bllokut ndaj “politikës së saj të një Kine” për Tajvanin, duke shtuar se nuk kishte “asnjë ndryshim të njëanshëm të status quo-së” nga ana e BE-së.

Kryeministri rus do të vizitojë Kinën javën e ardhshme për bisedime tregtare, sipas një deklarate të Moskës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco