Alarmi për tërmet dhe cunami në Polinezi i detyron banorët e Kaledonisë së Re t'u ikin brigjeve

Alarmi për tërmet dhe cunami në Polinezi i detyron banorët e Kaledonisë së Re t'u ikin brigjeve

12:04, 19/05/2023
A+ Aa A-

Një tërmet me magnitudë 7.7 rreth 300 km larg brigjeve të Kaledonisë së Re shkaktoi një paralajmërim për cunami ndërsa banorët vendas vrapuan për të gjetur vende të sigurta.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Oqeanin Paqësor rreth 300 km në juglindje të Kaledonisë së Re të premten, ku banorët e zonave bregdetare janë evakuuar përkohësisht për shkak të rrezikut të një cunami, sipas Sigurisë Civile.

Tërmeti u zbulua rreth orës 14:00 sipas kohës lokale (0300 GMT) në një thellësi prej 37 km larg brigjeve të Kaledonisë së Re, sipas Institutit Gjeofizik të SHBA-së (USGS).

Lëkundjet ishin aq të fuqishme, saqë nxitën menjëherë frikën për një valë baticë në brigjet e Kaledonisë së Re, por edhe në disa zona bregdetare të Vanuatu.

"Dallgët e para mbërritën në Maré dhe Ishullin e Pishave, por ato nuk i kaluan 50 centimetra. Ka arsye për të besuar se nuk do të shkojë përtej kësaj," tha koloneli Frédéric Marchi-Leccia, drejtor i Sigurisë Civile në Kaledoninë e Re.

Sirenat paralajmëruese ranë në të gjithë territorin ndërsa policia dhe zjarrfikësja bënë thirrje për evakuimin e bregdetit dhe plazheve në orët e para të pasdites.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco