Lufta në Ukrainë, Kievi: Rusia ka humbur rreth 200 mijë ushtarë që prej fillimit të konfliktit

Lufta në Ukrainë, Kievi: Rusia ka humbur rreth 200 mijë ushtarë që prej fillimit të konfliktit

12:07, 13/05/2023
A+ Aa A-

Rreth 200,000 ushtarë rusë kanë vdekur që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.

Përditësimi i fundit i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës i publikuar në Facebook flet për “198,260” ushtarë rusë të “eliminuar” në luftime që prej 24 shkurtit 2022, 590 prej të cilëve në 24 orët e fundit.

Forcat e Kievit gjithashtu pretendojnë se kanë shkatërruar 3751 tanke dhe 3095 sisteme artilerie. Të shkatërruar ose të rrëzuar, sipas buletinit ukrainas të rinisur nga Ukrinform, janë edhe 2665 dronë si dhe 970 raketa lundrimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco