Vdekja e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, nipi akuza të drejtpërdrejta CIA-s

Vdekja e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, nipi akuza të drejtpërdrejta CIA-s

17:15, 09/05/2023
A+ Aa A-

Robert Kennedy Jr., kandidati presidencial demokrat, tha se CIA ishte e përfshirë në vrasjen e xhaxhait të tij, ish-presidentit John F. Kennedy, duke argumentuar se provat janë “të shumta”.

“Ka prova dërrmuese se CIA ishte e përfshirë në vrasjen e tij,” tha Kennedy në një intervistë.

CIA ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme çdo pretendim se ishte i përfshirë në vrasjen e Kennedy, i cili u qëllua teksa hipte në një makinë në një paradë në Dallas në vitin 1963.

Vrasja ka shërbyer si bazë për disa nga teoritë më të njohura të konspiracionit në histori. Ndërkohë që Lee Harvey Oswald u identifikua zyrtarisht si autori, teoritë e konspiracionit kanë qarkulluar për vite me radhë rreth atentatit, duke hedhur dyshime nëse ka pasur të shtëna apo komplotistë të tjerë të lidhur me sulmin.

John McCone, drejtori i CIA-s kur u vra Kennedy, dëshmoi në komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve  se Oswald nuk ishte një agjent i CIA-s dhe se agjencia nuk komunikoi apo kishte lidhje me të.

Gjatë intervistës, Kennedy përmendi gjithashtu teorinë e konspiracionit se CIA mund të ketë qenë e përfshirë në vrasjen e babait të tij, Robert F. Kennedy, një ish-prokuror i përgjithshëm i SHBA-së, i cili u qëllua për vdekje në Los Anxhelos gjatë fushatës për president në vitin 1968.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco