Zgjedhjet në Turqi/ Përfundon votimi në shumicën e vendeve europiane

Zgjedhjet në Turqi/ Përfundon votimi në shumicën e vendeve europiane

09:06, 08/05/2023
A+ Aa A-

Ditën e djeshme përfundoi votimi në shumicën e vendeve euorpiane për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi. Qendrat e votimit u mbyllën në orën 21:00.

Votimi u mbyll në Shqipëri, Bjellorusi, Belgjikë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari , Republikën Çeke, Maltë, Lituani, Kosovë, Irlandë, Hungari, Greqi, Finlandë, Estoni, Moldavi, Mal të Zi , Maqedoninë e Veriut , Holandë , Norvegji ,Poloni, Portugali , Rumani , Serbi, Sllovaki , Spanjë , Suedi dhe Zvicër, si dhe Mbretërinë e  Bashkuar.

Megjithatë, votimi do të vazhdojë në Austri, Danimarkë , Francë, Gjermani dhe Luksemburg deri nesër, të martën, nga ora 09:00 deri në orën 21:00.

Më shumë se 1.6 milionë shtetas turq që jetojnë jashtë kishin votuar për të zgjedhur presidentin dhe parlamentin e ri të vendit, sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK).

Votimi në Turqi do të bëhet të dielën, më 14 maj. Votuesit do të zgjedhin midis katër kandidatëve presidencialë: presidenti në largim Rexhep Tajip Erdogan, i cili kërkon rizgjedhjen, lideri kryesor i opozitës Kemal Kilicdaroglu, Muhamer İnce dhe Sinan Ogan.

Përveç kësaj, 24 parti politike dhe 151 kandidatë të pavarur po konkurrojnë për vende në parlamentin prej 600 anëtarësh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco