Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Charles III falenderon popullin, vazhdojnë festimet për kurorëzimin e mbretit në Angli

Charles III falenderon popullin, vazhdojnë festimet për kurorëzimin e mbretit në Angli

17:03, 07/05/2023
A+ Aa A-

Çifti mbretëror, Charles dhe Camilla, që u kurorëzuan një ditë më parë, kanë falënderuar çdo person që kontribuoje në ceremoninë madhështore të së shtunës.  Përmes një deklarate zyrtare të Buckingham Palace, mbreti dhe mbretëresha u shprehën të emocionuar duke theksuar se ishin prekur thellësisht nga ngjarjet e ditës.

“Çifti mbretëror ishte “thellësisht mirënjohës” për të gjithë ata që ndihmuan për ta bërë  këtë ditë “kaq të lavdishëm. Ata gjithashtu falënderojnë qytetarët që dolën në rrugë për të treguar mbështetjen e tyre.” Thuhet në deklaratën zyrtare.

Festimet po vazhdojnë të dielën me mijëra festa në rrugë dhe dreka të planifikuara përpara një koncerti të mbushur me yje të muzikës.  Duka dhe Dukesha e Edinburgut pritet të bashkohen në një drekë të madhe kurorëzimi.

Ceremoninë e kurorëzimit raportohet se e kanë ndjekur  Miliona njerëz në  mbarë botën, teksa ishte i pari në 70 vitet e fundit.  Referuar të dhënave paraprake vetëm në Britaninë e madhe e kanë ndjekur të paktën 18 milionë qytetarë.

Përshëndetjet me armë u dëgjuan pranë Kullës së Londrës pikërisht në momentin që kurora 360 vjeçare e Shën Eduardit u vendos në kokën e Mbretit ndërsa ai u ul mbi fronin e shekullit të 14-të në westminster Abbey.

Mbretit Çarls III, i cili pasoi nënën e tij pasi ajo ndërroi jetë shtatorin e kaluar para kurorëzimit, iu dha një sërë relikesh historike. Mes dhuratave ishte edhe një stoli me diamantin më të madh pa ngjyrë në botë.

Gruaja e dytë e mbretit, Camilla, u kurorëzua gjithashtu mbretëreshë gjatë ceremonisë dy-orëshe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco