“Hajdutët e pafat”| Vodhën mbi 200 këpucë, të gjitha për këmbën e djathtë

“Hajdutët e pafat”| Vodhën mbi 200 këpucë, të gjitha për këmbën e djathtë

12:15, 05/05/2023
A+ Aa A-

Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur në një dyqan veshjesh në Peru. Lajmi ka bërë xhiron e mediave botërore, për shkak të një gabimi të bërë nga ana e hajdutëve.

Tre personat hynë në dyqanin në qytetin qendror të Huancayo, ku arritën të merrnin 200 lloje atletesh, por që rezultuan të gjitha se i përkisnin këmbës së djathtë.

Pronari i dyqanit vlerëson se të gjitha atletet e vjedhura kapin një vlerë prej 13,000 dollarësh, megjithëse hajdutët nuk mund t’i shesin dot ato.

Përpjekja e çalë për një grabitje fitimprurëse u kap nga kamerat e sigurisë.

Pamjet tregojnë kriminelët që thyejnë drynin në qepenat e dyqanit në mes të natës dhe duke përdorur një biçikletë me tri rrota arrijnë të marrin vjedhin atletet.

Shefi i policisë lokale Eduan Díaz tha për mediat peruane: “Ne kemi mbledhur prova në vendngjarje. Gjëja e pazakontë në këtë grabitje është se janë vjedhur vetëm këpucë që i përkasin këmbës së djathtë. Me pamjet dhe gjurmët e gishtërinjve, ne do të jemi në gjendje t’i lokalizojmë ata individë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco