Zelensky diskuton me Macronin për përfundimin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë

Zelensky diskuton me Macronin për përfundimin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë

08:51, 01/05/2023
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy diskutoi me presidentin francez, Emmanuel Macron se si t’i jepte fund agresionit rus.

Presidentët folën sot përmes telefonit, ku diskutuan edhe rreth nevojave ushtarake të Ukrainës, raporton skynews.

Lideri ukrainas pohoi se me homologun francez koordinuan pozicionet e tyre për luftën dhe rreth një formulë të paqes.

“Diskutuan ndërveprimin me partnerët e tjerë ndërkombëtarë për të konsoliduar mbështetjen e tyre rreth formulës së paqes në Ukrainë. I jam mirënjohës Francës dhe Emmanuelit personalisht për mbështetjen e tyre ndaj vendit dhe popullit tonë”, tha ai.

Presidenca franceze njoftoi se Macron kishte riafirmuar mbështetjen e Francës për Ukrainën ndërsa të parin e shtetit ukrainas e kishte informuar rreth koordinimit evropian për ndihmat ushtarake që do t’i jepen Ukrainës.

Në fillim të kësaj jave, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shprehu besimin se blloku do të finalizonte një plan brenda disa ditësh për të blerë municion për Ukrainën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco