Presidenti i Koresë së Jugut: Pushtimi rus ëshë shkelje e ligjit ndërkombëtar

Presidenti i Koresë së Jugut: Pushtimi rus ëshë shkelje e ligjit ndërkombëtar

09:24, 29/04/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka thënë se është e nevojshmë të ndihmojnë Ukrainën në luftën me Rusinë dhe se Seuli po shqyrton opsionet për dërgimin e mjeteve vdekjeprurëse në Kiev.

Yoon tha se pushtimi rus ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të ukrainasve.

“Ne duhet të dëshmojmë se përpjekje të tilla nuk do të kenë kurrë sukses, për të bllokuar përpjekjet e mëtejshme që do të bëhen në të ardhmen,” tha ai.

Yoon u pyet për mundësinë që Koreja e Jugut të dërgojë ndihmë vdekjeprurëse për Ukrainën.

“Ne po monitorojmë nga afër situatën që po ndodh në fushën e betejës në Ukrainë dhe do të marrim masat e duhura për të respektuar normat ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare.

Tani për tani ne po monitorojmë nga afër situatën dhe po shqyrtojmë opsione të ndryshme,” theksoi ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco