Operacion i sukseshëm në Itali, gruas i heqin tumorrin 42 kg

Operacion i sukseshëm në Itali, gruas i heqin tumorrin 42 kg

17:06, 05/04/2023
A+ Aa A-

 

 

Një operacion i sukseshëm është bërë në Milano ku një 49-vjeçare u operua në klinikën Mangiagalli të Poliklinikës së Milanos për heqjen e një tumori ovarian që kishte arritur në masën 42 kilogramë.

Gruaja mori vesh se kishte tumorr vitin e kaluar kur filloi të shtonte peshë dhe nga 78 kilogramë shkoi në 120 kilogramë.

Prandaj, kur situata u përkeqësua, ajo bëri disa kontrolle dhe me një vizitë gjinekologjike zbuloi se cili ishte shkaku.

 Një tumor ovarian që ishte rritur në mënyrë dramatike, peshonte deri në 42 kilogramë .

Dy institucione të ndryshme shëndetësore i thanë menjëherë se operacioni ishte pa efekt . Në vend të kësaj, në Mangiagalli, pasi u konfirmua diagnoza, u bë operacioni shumë kompleks me të cilin mjekët arritën të hiqnin tumorin.

“Kur fillova të shtoja peshë nuk i kushtova shumë rëndësi, sepse nuk kam pasur kurrë dhimbje, derisa kam filluar të marr frymë dhe të eci me shumë vështirësi” tha ajo.

Për të hequr tumorin ovarian, i cili kishte një masë prej 42 kilogramësh, u deshën katër orë në sallën e operacionit.

Dhe pas operacionit dhe disa ditë shtrimi në spital Rachele është kthyer në shtëpi, jashtë Lombardisë, ku do të vazhdojë kontrollet për patologjinë e saj.

"Kur u zgjova pas operacionit nuk mund ta besoja, isha shumë e lumtur dhe shumë mirënjohëse. Më dha një shans të vazhdoj të jetoj pranë vajzës sime dhe ta shoh atë të rritet", komentoi gruaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco