Ministri turk: Suedia duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt anëtarësimit në NATO

Ministri turk: Suedia duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt anëtarësimit në NATO

13:39, 05/04/2023
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, një ditë pasi Finlanda iu bashkua zyrtarisht aleancës ushtarake ka deklaruar se Suedia duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në mënyrë që Turqia të ratifikojë kandidaturën e saj për anëtarësim në NATO.

Cavusoglu zbuloi se ai diskutoi anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi nga SHBA  gjatë një diskutimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA Anthony Blinken në Bruksel .

Gjithashtu ministri turk është shprehur se  do të diskutonte zhvillimet në luftën në Ukrainë me homologun e tij rus gjatë vizitës së Sergei Lavrov në Turqi këtë javë.

 

Duke folur me gazetarët, ai tha se Ankaraja po punonte me Kombet e Bashkuara për të zgjidhur çështjet lidhur me eksportet e grurit dhe plehrave përmes Detit të Zi.

Cavusoglu theksoi se është i shqetësuar për përgatitjet e palëve ndërluftuese për sulme të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco