Pas 10 muajsh, Wagner pretendon se ka pushtuar Bakhmutin, Kievi e mohon

Pas 10 muajsh, Wagner pretendon se ka pushtuar Bakhmutin, Kievi e mohon

11:35, 03/04/2023
A+ Aa A-

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i mercenarëve të Wagner, deklaroi të hënën se ushtria e Vladimir Putin ka marrë kontrollin e qytetit të Bakhmutit në Ukrainë, i cili për muaj të tërë është kthyer në një fushëbetejë ku janë vrarë me qindra apo mijëra persona.

“Bakhmuti është marrë. Armiku është i përqendruar në zonat perëndimore”, tha Prigozhin.

Ndërkohë, menjëherë ka reaguar edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili e ka rrëzuar një pretendim të tillë.

“Falënderoj ushtarët tanë në frontet e luftës, në Avdiivka, Maryinka dhe Bakhmut. Sidomos në këtë të fundit ku situata është edhe më e nxehtë”, është shprehur kreu i Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco