RUSI/ Një vrimë e madhe u hap në mes të kryqëzimit, një banor i zonës gati sa nuk ra brenda saj

RUSI/ Një vrimë e madhe u hap në mes të kryqëzimit, një banor i zonës gati sa nuk ra brenda saj

12:53, 25/05/2024
A+ Aa A-

Një video po qarkullon në rrjetet sociale nga qyteti i Uryupinsk, në rajonin e Volgogradit, ku një vrimë e madhe u shfaq në mes të kryqëzimit.

Qytetarë të shumtë kanë vendosur të përjetësojnë skenën e pazakontë dhe kanë “kapur” momentin kur një shofer i pakujdesshëm për pak ka humbur jetën.

Mbetet e paqartë se si ai nuk e vuri re gropën përballë tij dhe për fat të mirë u përplas me rrotën e majtë të përparme.

Kalimtarët i kanë ardhur në ndihmë dhe ai ka lënë mjetin nga dera e pasagjerit.

Në video dëgjohen njerëz të shqetësuar duke bërtitur “dilni nga ana tjetër”.

Mediat lokale raportuan se toka ishte shembur mbi sistemin e ujërave të zeza dhe se rehabilitimi kishte filluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco