Ukrainë, vdes në betejë Vitali Merinov: 4 herë kampion i kikboksit

Ukrainë, vdes në betejë Vitali Merinov: 4 herë kampion i kikboksit

11:18, 03/04/2023
A+ Aa A-

Ukrainë- 4 herë kampioni i kikboksit Vitali Merinov ndërroi jetë nga plagët e marra në frontin e betejës.

Sportisti ishte regjistruar menjëherë pas njoftimit të pushtimit rus për të mbrojtur vendin e tij. 

Kryetari i bashkisë së qytetit të Ivano-Frankivsk, nga ishte me origjinë, konfirmoi vdekjen. 

Ai la pas gruan dhe vajzën dyvjeçare.

I plagosur nga copëzat në këmbë gjatë një prej betejave në Ukrainë, Vitali Merinov më vonë u shërua dhe u kthye në front, tha kryebashkiaku. 

Nuk dihet se ku u qëllua për vdekje .

Sipas Kievit, të paktën 262 atletë ukrainas kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco