Andrew Tate/ Videoja që postoi pas lirimit të tij: Ne duhet ta mposhtim shejtanin

Andrew Tate/ Videoja që postoi pas lirimit të tij: Ne duhet ta mposhtim shejtanin

14:25, 01/04/2023
A+ Aa A-

Ndikuesi, Andrew Tate , vëllai i tij Tristan dhe dy bashkëpunëtoret e tyre 32-vjeçarja Luana Radu dhe 28-vjeçarja Georgina Nagel, të cilët ndodheshin në një burg rumun që nga dhjetori i kaluar, u liruan.

Ata u arrestuan me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore , përdhunimit dhe krijimit të një organizate kriminale.

Tate, i cila mbetet në arrest shtëpie, është rikthyer në rrjetet sociale. 

Në një nga postimet e tij të para në Instagram pas lirimit nga burgu, ai postoi një video ku shihet duke shëtitur gjysmë i zhveshur dhe duke pirë një puro.

Në mbishkrimin e videos që ka postuar në Instagramin e tij, influencuesi i akuzuar ka shkruar:

“Që nga viti i kaluar jam në izolim 24 orësh. Unë ecja në një qeli 3 metra pa kontakt të jashtëm. Kthjelltësi absolute e mendjes. Mendime reale. Ne duhet ta mposhtim shejtanin”.

Një vendim i fundit i gjykatës  zgjati paraburgimin e Tate deri në fund të prillit , me avokatët e tij që argumentuan se është një masë e pajustifikuar, pasi ka alternativa si arresti shtëpie.

Dy vëllezërit, të cilët mohojnë çdo lidhje, janë akuzuar për përdhunim, trafikim njerëzish dhe formim bande. 

Asnjë akuzë formale nuk është ngritur  kundër Tate ose grave në këtë kohë.

Tate u bë e njohur për pozicionet ekstreme që ai shprehte në internet  kundër grave. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco