Banda vret 1-vjeçarin/ Prokurorja e Sorosit: Do i ndëshkoj pa i çuar në burg

Banda vret 1-vjeçarin/ Prokurorja e Sorosit: Do i ndëshkoj pa i çuar në burg

11:48, 01/04/2023
A+ Aa A-

Nuk ndalen skandalet e prokurorëve të përzgjedhur nga miliarderi majtist, George Soros në qarqet e rëndësishme në SHBA.

Sipas Fox News, një prokurore qarku në Kaliforni, u tha familjarëve të një viktime të vogël, se zyra e saj po shqyrtonte mundësitë për të ndëshkuar vrasësit e vogëlushit pa i çuar ata në burg.

Prokurorja Pamela Price, e cila mori mbështetje në fushatën e saj nga donatori majtist George Soros, i bëri këto komente në një email të dërguar për anëtarët e komunitetit.

Vogëlushi 1-vjeçar Jasper Wu vdiq kur u gjend në mesin e një përplasje mes bandave në vitin 2021.

Tre anëtarë të një bande u paditën për vrasje.

Kur familjarët kërkuan të mësojnë më shumë për këtë çështje, prokurorja u tha se ata nuk njohin parimet kryesore kushtetuese.

Sipas saj, ajo po përpiqej që të gjente mënyra për t’i ndëshkuar autorët, por pa u dënuar me burg.

Një ish-prokuror i këtij qarku tha se nëse ai do ishte në vendin e prindërve të vogëlushit, do ndjehej thellësisht i ofenduar.

Miliarderi Soros ka sponsorizuar zgjedhjen e shumë prokurorëve në SHBA, duke shpenzuar miliona dollarë.

Qëllimi i këtyre prokurorëve është që të mos japin ndëshkime të rënda për autorët e krimeve. Për këtë arsye, në zonat e tyre kanë lulëzuar krimet e rënda.

Kjo situatë ka provokuar një krizë të rëndë politike në SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco