DeSantis sulmon Sorosin: Nuk do të firmos për ekstradimin e Trump

DeSantis sulmon Sorosin: Nuk do të firmos për ekstradimin e Trump

11:47, 31/03/2023
A+ Aa A-

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, tha se nuk do të firmosë një kërkesë për ekstradimin e ish-presidentit Donald Trump.

Reagimi i tij vjen pasi ndaj Trump është ngritur padi, ndërsa mund të arrestohet javën që vjen. Trump jeton në shtetin e Floridas, ndërsa padia është ngritur nga një Juri e Madhe në Nju Jork.

Gjatë një reagimi, DeSantis, i cili është kandidat i republikanëve në zgjedhjet presidenciale, tha se padia ndaj Trump është jo-amerikane dhe tregon se sistemi ligjor po përdoret si armë për të avancuar një axhendë politike.

Më tej, DeSantis sulmoi edhe miliarderin George Soros, duke thënë se ai ka paguar për prokurorin e Nju Jorkut që ka ngritur padinë.

“Prokurori i qarkut të Manhattan-it, i mbështetur nga Soros, ka thyer vazhdimisht ligjin, duke ulur vlerësimet për krimet dhe duke justifikuar sjelljet kriminale. Megjithatë ai tani po shënjestron një kundërshtar politik”, tha DeSantis.

“Florida nuk do e pranojë një kërkesë ekstradimi, duke pasur parasysh rrethanat e dyshimta të kësaj çështje me një prokuror të mbështetur nga Soros dhe axhendën e tij politike”.

Rezidenca kryesore e Trump është në Mar-a-Lago në Palm Beach të shtetit Florida.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco