Trump sulmon Sorosin: Prokurori i tij po bën punën e pistë të Joe Biden

Trump sulmon Sorosin: Prokurori i tij po bën punën e pistë të Joe Biden

09:25, 31/03/2023
A+ Aa A-

Një Juri e Madhe në Nju Jork ka ngritur padi ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ai akuzohet se ka paguar për të blerë heshtjen e një pornostari, e cila kishte deklaruar se ka pasur një aferë me Trump.

Padia nënkupton se presidenti amerikan mund të arrestohet, çka do të përbënte rastin e parë në historinë amerikane.

Pak pas publikimit të lajmit, Trump bëri një reagim të shkurtër për mediat amerikane. Ai fajësoi miliarderin majtist, George Soros se qëndron pas sulmit ndaj tij.

Trump tha se prokurori që ka ngritur padi ndaj tij është i financuar nga Soros.

“Prokurori i Manhatanit, Alvin Bragg, i cili u zgjodh dhe u financua nga George Soros, është një turp,” tha Trump.

“Në vend që të ndalojë valën e paprecedent të krimit që ka pushtuar qytetin e Nju Jorkut, ai po bën punën e pistë të Joe Biden, duke injoruar vrasjet, vjedhjet dhe sulmet në të cilat duhej të fokusohej”.

Trump dhe të tjerë republikanë thonë se padia është e motivuar politikisht në prag të vitit elektoral.

Ish-presidenti amerikan udhëheq sondazhet e primareve të republikanëve me një diferencë të theksuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco