Parlamenti i Turqisë ratifikon anëtarësimin e Finlandës në NATO

Parlamenti i Turqisë ratifikon anëtarësimin e Finlandës në NATO

07:47, 31/03/2023
A+ Aa A-

Parlamenti i Turqisë ratifikoi të enjten kërkesën e Finlandës për t'u anëtarësuar në NATO, duke hequr pengesën e fundit në rrugën e pranimit të vonuar prej kohësh të vendit nordik në aleancën ushtarake perëndimore, njofton Euroneës.

Të gjithë 276 ligjvënësit e pranishëm votuan njëzëri në favor të kërkesës së Finlandës, disa ditë pasi parlamenti i Hungarisë miratoi gjithashtu pranimin e Helsinkit.

Të alarmuar nga pushtimi rus i Ukrainës një vit më parë, Finlanda dhe Suedia hoqën dorë nga politika e tyre prej dekadash e mosangazhimit dhe aplikuan për t'u bashkuar me aleancën.

Kërkohet unanimitet i plotë për të pranuar anëtarë të rinj në aleancën prej 30 anëtarësh dhe Turqia dhe Hungaria ishin dy anëtarët e fundit të NATO-s që ratifikuan pranimin e Finlandës.

Kërkesa e Suedisë për t'u bashkuar me aleancën, ndërkohë, ka mbetur pezull, me Turqinë dhe Hungarinë për t’i dhënë  dritën jeshile, pavarësisht se  ato shprehin mbështetjen për zgjerimin e NATO-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco