Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Italia e jugut tronditet nga një tërmet me magnitudë 4.6 ballë

Italia e jugut tronditet nga një tërmet me magnitudë 4.6 ballë

08:18, 29/03/2023
A+ Aa A-

Rajoni jugor italian i Molise u godit nga një tërmet me magnitudë 4.6 ballë pak para mesnatës së së martës. Epiqendra e tërmetit ishte në Montagno, pranë qytetit të Campobasso, dhe ndodhi në një thellësi prej 23 kilometrash sipas Institutit të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë të Italisë (INGV).

Tërmeti bëri që njerëzit të vrapojnë në rrugë në panik, por nuk ka raporte të menjëhershme për të lënduar apo dëme strukturore, tha departamenti i mbrojtjes civile të Italisë.

Shkollat do të mbyllen në Montagno dhe Campobasso të mërkurën, si një masë paraprake, për të lejuar autoritetet të vlerësojnë çdo dëmtim të ndërtesave.

Përveç Molise, tërmeti u ndje qartë në disa zona fqinje të rajoneve të Campania, Puglia, Abruzzo dhe Lazio.

Portali InMeteo.net njoftoi nga ana e tij se "Një goditje e fortë tërmeti ka ndodhur pikërisht në jug të Italisë, në Molise. Tërmeti, nga vlerësimet e para të qendrave sizmike, ishte me magnitudë rreth 4.7/5.0

Tërmeti, i cili ndodhi në orën 23:52, u ndje dukshëm në një pjesë të madhe të Italisë qendrore-jugore, veçanërisht midis Molise, Abruzzo jugore, Lazio lindore, Kampania dhe Pulia qendrore-veriore. Tërmeti kishte epiqendrën e tij në veri të Campobasso.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco