Ukraina merr tanket e para të rënda nga Perëndimi

Ukraina merr tanket e para të rënda nga Perëndimi

09:05, 28/03/2023
A+ Aa A-

Tanket e para të rënda britanike dhe gjermane kanë mbërritur në Ukrainë, një armatim i mirëpritur për forcat ushtarake të vendit.

Pas një kohe të gjatë pritjeje nga Kievi, tanket Challenger dhe Leopard mbërritën në kohën e duhur për një ofensivë pranverore të planifikuar nga ushtria ukrainase.

Furnizimi ose jo i Ukrainës me tanke të rënda beteje ishte subjekt i një debati të gjatë, me disa shtete që kishin frikë se do të përshkallëzonte konfliktin me Rusinë.

Britania ishte aleati i parë i madh që ra dakord dhe Gjermania që në fund u dorëzua.

Njoftimi vjen pasi një hetim i Euroneës hodhi poshtë pretendimet e rreme që qarkullonin në mediat sociale se tanket Leopard 2 po ngecnin në baltë.

Në një postim në Facebook, ministri ukrainas i mbrojtjes Olesksiy Reznikov njoftoi për ardhjen e tyre.

Ai ka postuar një foto shoqëruese me automjetet, pa specifikuar ditën kur kanë mbërritur.

Moska është zotuar më parë të asgjësojë të gjithë tanket e prodhimit perëndimor të dërguar në Ukrainë, me një kompani ruse që ofron një shpërblim prej 72,000 dollarë për ushtarët e parë që shkatërrojnë ose kapin një të tillë.

Të hënën, kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se Berlini kishte furnizuar tanke luftarake "shumë moderne" Leopard.

Më vonë, Ministria e tij e Mbrojtjes tha se ishin dorëzuar 18 tanke.

“Tanket tona mbërritën siç u premtua dhe në mënyrë të përpiktë në duart e miqve tanë ukrainas”, tha në një deklaratë ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius.

“Jam i sigurt se ata mund të bëjnë diferencën në fushë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco