Sulm në një shkollë në Amerikë, adoleshentja vret tre fëmijë dhe tre të rritur, qëllohet për vdekje nga Policia

Sulm në një shkollë në Amerikë, adoleshentja vret tre fëmijë dhe tre të rritur, qëllohet për vdekje nga Policia

20:56, 27/03/2023
A+ Aa A-

Një adoleshente dhe qëlloi për vdekje tre fëmijë dhe tre të rritur, në një shkollë private të krishterë në Nashville, Tennessee.

Sulmuesja është vrarë nga policia pas një përleshjes që e pati me ta, pasi kishte sulmuar shkollën Covenant.

Policia amerikane njoftoi se e dyshuara që dukej sikur të ishte adoleshente, ishte armatosur me dy lloje të armëve automatike dhe një pistoletë.

John Howser nga qendra medicinale Vanderbilt, ka konfirmuar se tre pacientë të repartit pediatrik janë transportuar për në spitalin Monroe Carell Jr, pasi kishin pësuar plagë nga armët e zjarrit.

Tre fëmijë, që të gjithë nxënës të shkollës, janë shpallur të vdekur pasi ishin pranuar në spitalin ku shpresonin se do të arrijnë t’i ndihmojnë.

Agresorja u shpall e vdekur pasi u qëllua nga policia pasi refuzoi t’ju bindet urdhrave dhe të dorëzohet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco