VIDEO/ Macron teksa jep intervistë zhduk si me magji orën e shtrenjtë që mbante në dorë

VIDEO/ Macron teksa jep intervistë zhduk si me magji orën e shtrenjtë që mbante në dorë

08:27, 25/03/2023
A+ Aa A-

Sipas një video që qarkullon në internet, Emmanuel Macron shfaqet teksa jep një intervistë në lidhje me moshën e pensionit, arsye për të cilën Franca po digjet.

Deri këtu gjithçka është në rregull por videoja është vërë virale për shkak se presidenti francez gjatë intervistat heq orën e shtrenjtë që mbante në dorë si me magji.

Në video shihet Macron duke tundur duart në të cilën shihet ora në kyçin e majtë, por pak më vonë ora u u zhduk ndërsa ai vazhdonte të fliste me të njëjtin ton.

Ndryshimi i imazhit goditi syrin e disa teleshikuesve pasi dhe pasura që presidenti francez disponon është vënë në shënjestrën e qytetarëve të Freancës  pas vendimit të tij për të vendosur në mënyrë të njëanshme rritjen e kufirit të moshës, duke përdorur një dispozitë të veçantë kushtetuese.

Përfaqësuesit e zotit Macron thanë se presidenti hoqi orën sepse ajo "po trokiste mbi tavolinë".

Macron mbante një orë të kompanisë franceze Bell&Ross. 

Kjo orë e veçantë kushton rreth 2,500 euro megjithëse pretendimet e përdoruesve në Twitter e rrisin koston e këtij modeli të veçantë deri në 80,000 euro!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco