Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Kreu i diplomacisë braziliane: Putin rrezikon të arrestohet nëse vjen në Brazil

Kreu i diplomacisë braziliane: Putin rrezikon të arrestohet nëse vjen në Brazil

08:35, 24/03/2023
A+ Aa A-

Ministri i Punëve të Jashtme të Brazilit Mauro Vieira tha se presidenti rus Vladimir Putin do të përballet me rrezikun e arrestimit në funksion të urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, nëse ai hyn në vend.

I pyetur nëse Putini mund të arrestohej nëse vinte në Brazil, një zyrtar qeveritar tha:

“Kushdo që shkon në një vend që është anëtar i GJNP-së mund të ketë probleme, nuk kam asnjë dyshim për këtë”.

Sipas ministrit, Brazili respekton vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Më 17 mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​urdhra arresti për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe Komisioneren për të Drejtat e Fëmijëve, Maria Lvova-Belova.

Ata dyshohen për krime lufte në formën e dëbimit të paligjshëm dhe transferimit të popullsisë, përfshirë fëmijët, nga territori i okupuar i Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco