Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kinezët porosisin ushqim amerikan/ Nuk u pëlqeu oferta e Putinit?/ VIDEO

Kinezët porosisin ushqim amerikan/ Nuk u pëlqeu oferta e Putinit?/ VIDEO

09:43, 22/03/2023
A+ Aa A-

BILD

Për të lëpirë gishtat!

Pavarësisht samitit të despotëve dhe konfrontimit Lindje-Perëndim, delegacioni i presidentit kinez, Xi Jinping megjithatë pëlqen pulat e freskët të stilit Kentaki (SHBA).

Xi Jinping po takohej me sundimtarin e Kremlinit, Vladimir Putin në Moskë për të krijuar një aleancë të re kundër Shteteve të Bashkuara, kundër Perëndimi. Por duket se nuk bëjnë dot pa ushqimin e shpejtë amerikan.

Një video nga Moska tregon se shoqëruesit e Xi Jinping porositën nga rrjeti amerikan i ushqimit të shpejtë KFC në hotelin e tyre.

Hoteli Soluxe në Moskë është i specializuar për klientët kinezë: përveç një kopshti të madh kinez, hoteli ka gjithashtu një faqe interneti në gjuhën kineze dhe një restorant ku ri-interpretohen pjatat aziatike.

Hoteli reklamon në internet: “Mysafirët tanë mund të zbulojnë kombinimin e pjatave tradicionale evropiane me tonet aziatike dhe të pasura të kuzhinës bashkëkohore aziatike”.

Përveç qullit të orizit dhe gaforreve Kamçatka, menyja përfshin edhe gorenga me bark derri, sallatë aziatike dhe rrotullën e orizit. E megjithatë, kjo përzgjedhje duket se nuk e ka bindur delegacionin kinez: ata preferojnë të porosisin pulën amerikane.

Në fakt, KFC nuk duhet të ekzistojë më në Moskë. Tetorin e kaluar, kompania mëmë e markës së ushqimit të shpejtë KFC u tërhoq nga tregu rus si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.

Restorantet tani drejtohen nga operatorë lokalë, të cilët duket se kanë akoma nga paketimi origjinal.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco