Papa: Korridoret humanitare, ndihmojnë në shpërndarjen dhe integrimin e emigrantëve

Papa: Korridoret humanitare, ndihmojnë në shpërndarjen dhe integrimin e emigrantëve

16:10, 19/03/2023
A+ Aa A-

Krijimi i mundësive të reja për emigrimin e refugjatëve nga vende të treta drejt Eurpës gjen mbështetjen e Papa Franceskut. Sipas tij Korridoret humanitare nuk synojnë vetëm sjelljen e refugjatëve në evropë, por ndihmojnë edhe në integrimin e tyre.

“Korridoret humanitare nuk synojnë vetëm sjelljen e refugjatëve në Itali apo vende të tjera europiane duke i shpëtuar nga situata që paraqesin rrezik,  por ndihmojnë edhe në integrimin e tyre”. Ky është qëndrimi I Papa Franceskut I cili kërkon t’I jepet fund emigrimit të paligjshëm.

Papa Francesku u takua të shtunën me mijëra refugjatë dhe grupe bamirëse në ndihmë të tyre në përpjekje për të mbështetur  rrugë të ligjshme emigracioni drejt Europës, si një alternativë ndaj trafikut të paligjshëm, që sipas tij e ka kthyer detin Mesdhe në një “varrezë”.

Papa Francesku tha se korridoret humanitare që janë krijuar në Itali që nga viti 2016 kanë shpëtuar jetë dhe kanë ndihmuar emigrantët e rinj të ambjentohen.

Organizata bamirëse “Sant’Egidio”, Federata e Kishave Evangjeliste dhe kisha “Waldensian” përhapën në Itali nismën humanitare për transferimin, që ka sjellë në Europë më shumë se 6000 njerëz, tha Papa Francesku.

Familje nga Siria, Afganistani, Ruanda dhe Ukraina ishin në auditorin e Vatikanit për t'u takuar me Papën.

“Ishte e rëndësishme për mua të vija këtu për t'i treguar botës se korridoret humanitare janë një nga gjërat më të bukura që kjo botë ka për të ofruar për njerëzit që meritojnë siguri dhe dinjitet”, tha një 22-vjeçar nga Ruanda, I cili shton se se si refugjatë, nuk duan ta lëmë vendin e tyre, por janë të detyruar ta bëjnë këtë.

Një tjetër refugjeate, Nazani Shakvulla nga Afganistani ka treguar se ajo zgjodhi të braktisë vendin e saj, sepse grate dhe vajzat afgane u ndalohet arsimi dhe puna, duke i lënë në kushte skllavërie.

Shtetet mesdhetare mbështesin më së shumti krijimin e këtyre korridoreve humanitare, pasi do të ulte fluskin e emigrantëve në këto shtete, duke bërë një shpërndarje më të drejtë mes vendeve të tjera të BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco