Lajmi i fundit

VIDEO-PLUG/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

Izraeli liron të burgosurin më të moshuar palestinez pas 17 vitesh burg

Izraeli liron të burgosurin më të moshuar palestinez pas 17 vitesh burg

22:21, 13/03/2023
A+ Aa A-

Izraeli ka liruar të burgosurin më të moshuar palestinez në burgjet izraelite pas 17 vitesh pas hekurave. 

83-vjeçari Fuad al-Shubaki u lirua nga burgu Ashkelon në Izarelin qendror dhe u transferua me një ambulancë në pikën e kontrollit Tarqumia, në perëndim të qytetit të Hebronit, ku u prit nga familja e tij.

Në komentet e tij të para pas lirimit të tij, al-Shubaki bëri thirrje për lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Sipas shifrave palestineze, të paktën 4.780 palestinezë po mbahen në burgje nga Izraeli, përfshirë 160 fëmijë dhe 29 femra.

Organizata joqeveritare palestineze ‘Shoqëria e të Burgosurve’ tha se al-Shubaki vuan nga sëmundje kronike dhe mbështetej tek shokët e tij të burgosur për të plotësuar nevojat e tij fizike gjatë kohës që ishte në burg.

I lindur në vitin 1940 në Gaza, al-Shubaki ishte një anëtar i lartë i grupit Fatah dhe shoqëronte presidentin e ndjerë palestinez, Yasser Arafat, në shumë nga vizitat e tij të jashtme. Në janar të vitit 2022, Izraeli kapi një ngarkesë armësh në një anije të njohur si ‘Karine A’ në Detin e Kuq, derisa ishte rrugës për palestinezët.

Izraeli fajësoi al-Shubakin për dërgesën e armëve dhe e arrestoi atë në mars të vitit 2006 nga një burg palestinez në qytetin Jericho, ku ai mbahej atje nën rojet e SHBA-së dhe Britanisë që nga viti 2002.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco