Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Kolapsi i bankave / Parashikimi ogurzi i ekspertit: Maja e ajsbergut, fajin e kanë politikat e Biden

Kolapsi i bankave / Parashikimi ogurzi i ekspertit: Maja e ajsbergut, fajin e kanë politikat e Biden

20:39, 13/03/2023
A+ Aa A-

Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë dhe krye-ekonomisti i ‘Freedom Works’, Steve Moore tha sot se kolapsi i bankave në SHBA mund të jetë ‘maja e ajsbergut’ për sistemin financiar. Ai reagoi pas falimentimit të bankave ‘Silicon Valley’ dhe ‘Signature Bank’.

Duke folur për Fox News, Moore tha të hënën se fajin për këtë situatë e kanë politikat e administratës së Joe Biden.

Sipas tij, Biden shpenzoi triliona, duke rritur normat e interesit, të cilat e vendosën sistemin financiar në një rrezik të madh.

“Jam dakord me presidentin se nuk jemi në krizë të përgjithshme financiare. Sistemi është i shëndoshë, por unë mendoj se kemi shumë banka të mëdha që janë në telashe. Dhe banka e ‘Silicon Valley’ është vetëm maja e ajsbergut këtu.

Mendoj se njerëzit duhet ta kuptojnë se si ndodhi kjo krizë e mundshme bankare. Nuk erdhi për shkak se nuk ka mjaft rregullatorë të bankave, siç po përpiqet të thotë Biden. Kriza erdhi për shkak të inflacionit masiv dhe triliona e triliona dollarëve huamarrje nga qeveria federale, të cilat e kanë vënë sistemin tonë financiar në rrezik të madh.

Nuk mund të vazhdosh ta bësh këtë gjë muaj pas muaji, vit pas viti, duke marrë hua triliona e triliona dollarë. Kjo që ndodhi është për shkak të politikave të shpenzimit dhe borxhit të Biden. Jo vetëm u rrit inflacioni, por u rritën edhe normat e interesit.

Rezerva Federale ka rritur normat e interesit tetë ose nëntë herë dhe ata po flasin sërish për rritje të interesave. Dhe kjo ka shkaktuar shumë probleme financiare për këto banka të mëdha, sepse normat e interesit po rriten”, tha ai.

Presidenti Biden tha të hënën se amerikanët duhet të besojnë te sistemi i tyre financiar. Ai tha se asnjë humbje e bankave nuk do të përballohet nga taksapaguesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco