Gabimi fatal i përgjegjësit të stacionit që solli tragjedinë e rëndë në Greqi

Gabimi fatal i përgjegjësit të stacionit që solli tragjedinë e rëndë në Greqi

10:51, 01/03/2023
A+ Aa A-

Gazeta greke, Protothema publikon të tjera detaje rreth hetimit për aksidentin tragjik në Larisa të Greqisë, ku një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash duke shkaktuar të paktën 38 viktima.

“Sipas informacioneve të fundit nga hetimet në vijim, aksidenti duket se ka ardhur si pasojë e një gabimi nga përgjegjësi i stacionit të Larisas. Ai e ka devijuar trenin e pasagjerëve në vijën e poshtme të trafikut, duke rezultuar në të njëjtën linjë me trenin e mallrave. Duhet theksuar se në të gjithë gjatësinë e saj, linja hekurudhore që lidh Athinën me Selanikun është e dyfishtë.

Të njëjtat informacione bëjnë me dije se urdhri fatal i stacionit të Larisës për trenin me numër 62 të pasagjerëve ka qenë ky: “Kaloni në semaforin e kuq të daljes deri në hyrje të Neos Poros (stacioni tjetër pas atij të Larisës).

Shefi i stacionit, që është shoqëruar nga policia e Larisës, dyshohet se i ka thënë policisë se ka dhënë urdhër për ndryshimin e pistës, por nuk është zbatuar nga sistemi.

Sipas burimeve kompetente, nëse përgjegjësi i stacionit do të kishte kuptuar se treni i pasagjerëve po lëvizte në të njëjtën linjë me trenin e mallrave, do të kishte urdhëruar që të ndalonin para se t’i afroheshin njëri-tjetrit, duke qenë se përplasja ndodhi afërsisht 25 kilometra larg nga stacioni hekurudhor i Larisës dhe pika e ndryshimit të shinave. Në çdo rast, prokuroria ka kërkuar dhe po pret transkriptin e një bisede të mundshme mes drejtuesit të stacionit dhe makinistëve.

Në lidhje me zërat se ai ishte pa përvojë, burimet kompetente thonë se ai është 56 vjeç, prej shumë vitesh punonjës i kompanisë dhe ka marrë detyrën pas një viti trajnimi dhe certifikimi së bashku me 100 kolegë të tij,” shkruan gazeta.

Kurse gazeta Iefemerida shkruan se përgjegjësi i stacionit të Larisas është arrestuar. Ai rrezikon burgim të përjetshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco