Aplikacioni për bllokimin e imazheve të abuzimit me fëmijët merr 1.8 milionë £ financim nga BE

Aplikacioni për bllokimin e imazheve të abuzimit me fëmijët merr 1.8 milionë £ financim nga BE

09:28, 23/02/2023
A+ Aa A-

Zhvillimi i një aplikacioni të ri të krijuar për të reduktuar shikimin në internet të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve ka marrë 1.8 milionë paund financim nga BE. 

Projekti Protech do të nisë në mars për të krijuar një aplikacion të quajtur Salus -emërtuar sipas perëndeshës romake të sigurisë dhe mirëqenies - i cili është i aftë të zbulojë përmbajtjen e abuzimit seksual të fëmijëve në kohë reale, në celularin apo kompjuterin e përdoruesit.

Ai do të testohet me vullnetarë që kanë kërkuar ndihmë, sepse tërhiqen nga imazhet e paligjshme dhe duan të sigurohen se nuk mund të veprojnë sipas dëshirës së tyre.
I instaluar në pajisje të tilla si telefonat, aplikacioni do të identifikojë dhe bllokojë shfaqjen e imazheve dhe videove të dëmshme.

Shpresohet se mund të ndihmojë në luftimin e "kërkesës në rritje" për imazhet e abuzimit të fëmijëve.

Projekti “Protech” është një bashkëpunim që përfshin organizata nga BE dhe Mbretëria e  Bashkuar.

Aplikacioni i projektit - i quajtur Salus - synon të funksionojë në kohë reale, duke përdorur inteligjencën artificiale për të identifikuar materialin e mundshëm të abuzimit seksual të fëmijëve dhe për të ndaluar përdoruesit ta shohin atë. Ai gjithashtu do të përdorë teknika të tjera më konvencionale për të bllokuar përmbajtjen.

“Internet Watch Foundation”, një organizatë që punon për të gjetur, shënuar dhe hequr materialet e abuzimit me fëmijët, do të ndihmojë në trajnimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale të zhvilluar nga kompania në Mbretërinë e Bashkuar, "SafeToNet".

Tom Farrell i “SafeToNet”, i cili punoi për 19 vjet në zbatimin e ligjit, i tha BBC-së se aplikacioni nuk kishte për qëllim të ishte një mjet për të raportuar përdoruesit në polici: "Njerëzit që vullnetarishto kërkojnë të ndalojnë veten e tyre për të parë materiale të abuzimit seksual të fëmijëve, është e qartë se nuk do ta përdornin një zgjidhje të tillë nëse besojnë se do t'i raportonte tek organet e zbatimit të ligjit."

"Ndihmë praktike'

Vullnetarët që shkarkojnë aplikacionin do të rekrutohen nëpërmjet organizatave që punojnë me individë që kërkojnë ndihmë sepse tërhiqen nga imazhet e abuzimit të fëmijëve në internet.

Një organizatë e tillë është ajo bamirëse britanike, Lucy Faithfull Foundation, e cila operon një linjë ndihme për ata që kanë frikë se mund të shkarkojnë imazhe të paligjshme dhe dëshirojnë të ndalojnë. Kjo përfshin një numër të konsiderueshëm njerëzish që pranojnë se janë pedofilë, disa prej të cilëve tashmë janë dënuar.

Donald Findlater i fondacionit, tha se mjete të tilla si aplikacioni i ri mund të ndihmojnë individët të kontrollojnë sjelljen e tyre, duke shtuar se "është një ndihmë praktike për njerëzit që njohin një dobësi në vetvete".

Anëtarët e projektit Protech shpresojnë se mund të frenojë "kërkesën në rritje për materiale të abuzimit seksual të fëmijëve në internet".

Një numër i ri prej 30,925 veprash penale që përfshinin ruajtjen dhe ndarjen e imazheve të pahijshme të fëmijëve doli në vitin 2021/2022, sipas NSPCC.

Vitin e kaluar një raport i Institutit të Policisë së Fondacionit tha se vëllimi i veprave penale të abuzimit seksual të fëmijëve në internet thjesht e kishte "mbingarkuar aftësinë e agjencive të zbatimit të ligjit, ndërkombëtarisht, për t'u përgjigjur".

Anëtarët e projektit që folën për BBC sugjeruan se vetëm policia nuk do t'i ndalonte njerëzit të shkarkonin imazhe.

Farrell argumenton se Mbretëria e Bashkuar ka arrestuar më shumë individë për ruajtje të materialit të abuzimit seksual të fëmijëve se çdo vend tjetër në botë që nga viti 2014 dhe në këtë proces ka identifikuar disa shkelës shumë të rëndë.

Por miliona njerëz ende shohin imazhe. "Pra, arrestimi nuk do të jetë zgjidhja. Ne mendojmë se mund të punojmë në anën e parandalimit dhe të zvogëlojmë kërkesën dhe të zvogëlojmë aksesin."/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco