Tërmeti i fuqishëm/ Pamjet ku ndërtesa shihet sipër makinave tashmë bëhen virale

Tërmeti i fuqishëm/ Pamjet ku ndërtesa shihet sipër makinave tashmë bëhen virale

09:01, 14/02/2023
A+ Aa A-

 Me kalimin e ditëve, gjithnjë e më shumë incidente të keqpunimit dhe gabimeve në ndërtim po dalin në dritë pas tërmetit të dyfishtë shkatërrues në Turqi dhe Siri .

Pas pallatit që u anua dhe u rrëzua anash dhe ndërtesave me mure të “huazuara” nga fqinjët , në qytetin e Antijamanit, tashmë shihen ndërtesa që kanë “zbarkuar” mbi makinat e parkuara.

Fotoja e pabesueshme tregon se si ishin ndërtuar pallatet, në një qytet që është një nga më të prekurit nga tërmeti në Turqi.

Panagiotis Karydis, profesor i ndërtimeve antisizmike, kishte shpjeguar me një pamje grafike se çfarë ndodhi në vendin fqinj.

“Kushdo – edhe nëse nuk është ekspert – mund të kuptojë se ndërtesat janë hedhur në erë sikur të ishin hedhur në erë me dinamit. Një shpërthim kolapsi i menjëhershëm, nuk ke kohë për asgjë."

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco