23,000 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

23,000 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

17:52, 10/02/2023
A+ Aa A-

 Numri i të vdekurve në Turqi pas tërmetit të së hënës është rritur në 19,388, sipas presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan. Numri i vdekjeve të raportuara në Sirinë fqinje është 3,377, që do të thotë se numri i kombinuar i vdekjeve ka arritur në pothuajse 23,000.

Erdogan shtoi se më shumë se 77,700 njerëz ishin lënduar në Turqi dhe tha se qeveria do të sigurojë mbështetje me qira për të mbijetuarit e tërmeteve. Më herët, ai tha se përgjigja e qeverisë ndaj tërmetit nuk ka qenë aq e shpejtë sa ai kishte shpresuar.

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 23,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco