Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Kievi: Dy raketa ruse shkelën hapësirën ajrore rumune

Kievi: Dy raketa ruse shkelën hapësirën ajrore rumune

12:20, 10/02/2023
A+ Aa A-

Hyrja e dy raketave ruse të lundrimit në hapësirën ajrore rumune u raportua nga ukrainasit të premten, ndërsa Bukureshti nuk e ka konfirmuar këtë lajm deri më tani.

Sipas asaj që kreu i Forcave të Armatosura të Ukrainës Valery Zaluzny raportoi në Telegram, "sot në orën 10:18, dy raketa ruse "Kalibr" kaluan kufirin shtetëror të Ukrainës me Republikën e Moldavisë. Rreth orës 10:33, këto raketa kaluan hapësirën ajrore rumune. Më pas ata hynë sërish në hapësirën ajrore të Ukrainës në pikën e kalimit kufitar tre-shtetëror”.

Zaluzny shtoi se raketat u lëshuan nga ujërat e Detit të Zi.

Ndërkohë, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme të Moldavisë urdhëroi thirrjen urgjente të ambasadorit rus në Kishinau për të dhënë një shpjegim.

Ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë nuk konfirmon informacionin se një raketë ruse ka kaluar hapësirën ajrore të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco