Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Policia belge arreston eurodeputetin socialist, Marc Tarabella

Policia belge arreston eurodeputetin socialist, Marc Tarabella

12:00, 10/02/2023
A+ Aa A-

Autoritetet belge arrestuan eurodeputetin Marc Tarabella, i cili tashmë ishte përjashtuar nga partia e tij socialiste, të premten herët në mëngjes, si pjesë e një hetimi për korrupsion të dyshuar në Parlamentin Europian.

Një zëdhënës i prokurorisë belge konfirmoi arrestimin.

Më 2 shkurt, Parlamenti Europian i hoqi imunitetin parlamentar Tarabela-s.

Ky i fundit gjithmonë ka mohuar të ketë bërë diçka të paligjshme.

Arrestimi i tij është bërë në kuadër të hetimit të ccështjes ‘Qatargate’, ku në pranga është vënë edhe një eurodeputete greke.

Disa ligjvënës të BE-së, akuzohen se kanë marrë para nga Katari, për të lobuar në favor të tyre në institucionet e Bashkimit Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco