Turqi/ 'Rroba të grisura, qerpikë fals, rroba plazhi', vullnetarët indinjohen nga ato çfarë gjejnë në pakot e ndihmave

Turqi/ 'Rroba të grisura, qerpikë fals, rroba plazhi', vullnetarët indinjohen nga ato çfarë gjejnë në pakot e ndihmave

11:46, 10/02/2023
A+ Aa A-

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi dhe Siri ka bërë bashkë shumë njerëz duke ofruar ndihima për të prekurit. Mirëpo, vullnetarët që kanë marrë përsipër shpërndarjen e pakove të ndihmave në zonat e prekur nga tërmeti në Turqi, kanë hasur mes veshjeve rroba të pista dhe të grisura.

Në disa qytete të Turqisë janë krijuar pika ku qytetarët e prekur mund të shkojnë dhe të lejnë gjerët e nevojshme për të prekurit.

Nevojat  më të madhe për të prekurit janë ushqimi, produktet higjenike dhe veshmbathjet.

Mediat turke shkruajnë se për shkak të numrit të madh të plagosurve, vullnetarët pranonin rroba të përdorura por me kushte që të ishin të pastra dhe të rregullt Ndër sendet që kanë gjetur janë sandale, rroba banje, fustane mbrëmje, korse, veshje verore dhe taka të larta.

Azra Chapak, një vullnetare që ndihmon në ndarjen e rrobave, tha: Ata dërgojnë rroba banjosh, çorape të pista, taka të larta, qerpikë fals. Sigurisht që i hedhim. Ka nga ata që dërgojnë produkte pa i larë, ndërsa dërgojnë edhe rroba të grisura. Kjo është e pabesueshme.

Vullnetarët në Izmir janë të pranishëm ditë e natë në dy zona qendrore të qytetit dhe marrin rrobat e përdorura të cilat më pas ngarkohen në kamionë për tu dërguar në zonat e prekura. Por shumë nga rrobat që vullnetarët gjejnë në paketat e ndihmës kanë nxitur zemërimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco