Shpërthimi në një fabrikë në Kiev vret 4 persona, ndërkohë pritet ofensiva ruse

Shpërthimi në një fabrikë në Kiev vret 4 persona, ndërkohë pritet ofensiva ruse

11:15, 10/02/2023
A+ Aa A-

Një shpërthim në një ish-fabrikë në Kiev vrau katër persona dhe plagosi pesë të tjerë të enjten. Autoritetet besojnë se rreth dhjetë persona ishin brenda ndërtesës në lagjen Darnytskyi të kryeqytetit në atë moment.

Pas shpërthimit në orën 13:45 me orën lokale, Alina Maliutina, e cila është e martuar me një nga punëtorët e fabrikës, ka tentuar dhe nuk ka arritur të kontaktojë me bashkëshortin e saj me telefon. Më pas ajo vrapoi për në zonën industriale.

“Pati një shpërthim, por vendndodhja ishte e paqartë,” tha ajo. "Unë nuk i kam telefonuar ende prindërit e tij. Nuk e di se çfarë t’u them."

Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit tha se shkaku paraprak i shpërthimit ishte një shpërthim i cilindrit të gazit.

Image

Shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB shkon në Rusi, bisedime mbi sigurinë bërthamore

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së dhe Moska thanë të enjten se shpresonin të bënin përparim në krijimin e një zone sigurie rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dëshiron një zonë sigurie rreth uzinës për të parandaluar që armët e rënda dhe granatimet të shkaktojnë dëme të mëtejshme. Vendi ka qenë nën bombardime të përsëritura gjatë muajve të fundit.

Forcat ruse e kapën atë pasi pushtuan Ukrainën vitin e kaluar. Moska dhe Kievi kanë akuzuar njëri-tjetrin për granatimet e zonës dhe rrezikimin e një aksidenti bërthamor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco