Tërmeti i fuqishëm/ Publikohen imazhe të reja, makinat duken sikur lëkunden në djep

Tërmeti i fuqishëm/ Publikohen imazhe të reja, makinat duken sikur lëkunden në djep

11:03, 10/02/2023
A+ Aa A-

Një imazh i ri ka dalë natën kur tërmeti 7.7 ballë goditi Turqinë.

Në videon e publikuar në internet shihet një shtëpi dhe 2 makina të parkuara të cilat duken sikur po tunden në djep në momentin kur tërmeti goditi Turqinë.

Deri më tani janë regjistruar si të vdekur nga ky tërmet i fuqishëm 21 mijë persona.

Shifra e re, e cila me siguri do të rritet, përfshin mbi 17,600 njerëz të vdekur në Turqi dhe më shumë se 3,300 në Sirinë tashmë të shkatërruar nga lufta civile.

Gjithashtu, dhjetëra mijëra njerëz u plagosën.

Edhe pse ekspertët thonë se njerëzit mund të mbijetojnë për një javë ose më shumë, shanset për të gjetur të mbijetuar në temperaturat e ulëta, po zbehen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco