Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Një djalë i ri e sulmon në ashensor, kongresmenia amerikane i hedh kafen e nxehtë. Detajet e sulmit

Një djalë i ri e sulmon në ashensor, kongresmenia amerikane i hedh kafen e nxehtë. Detajet e sulmit

10:47, 10/02/2023
A+ Aa A-

Kafja e nxehtë e mëngjesit ka shpëtuar kongresmenen amerikane Angie Craig nga sulmi i një personi në ashensor.

BBC raporton se një i dyshuar është arrestuar nga policia pasi ka sulmuar kongresmenen në ashensorin e pallatit ku ajo banon në Uashington DC të enjten në mëngjes.

Angie Craig, një demokrate nga Minesota, u kundërpërgjigj duke i hedhur kafe të nxehtë sulmuesit, thuhet në një raport të policisë.

Sipas një raporti që publikoi Departamenti i Policisë Metropolitane, autori i dyshuar është Kendrick Hamlin i cili akuzohet se e ka goditur kongresmenen me grusht në mjekër dhe e ka kapur nga qafa.

Craig u tha hetuesve se pa një person që sillej në mënyrë të çuditshme dhe ndoshta ishte nën efektin e drogës teksa rrinte në hollin e pallatit ku ajo banon, pranë Capitol Hill.

Kur ajo hipi në ashensor, personi e ndoqi dhe “filloi të bënte rastësisht shtytje” pasi ajo i tha mirëmëngjes, thuhet në raport.

Mësohet se ajo u mbrojt duke i hedhur kafe të nxehtë sulmuesit.

Ndaj 26-vjeçarit janë ngritur akuza por sulmi nuk mendohet të jetë i motivuar politikisht.

E zgjedhur në Kongres në vitin 2018, Craig, 50 vjeçe, është nënë e katër fëmijëve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:10 me orën lokale të enjten, thotë policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco