Tërmeti i fuqishëm/ Aktorja turke bën thirrje për ndihmë pasi nuk po lidhet me të ëmën

Tërmeti i fuqishëm/ Aktorja turke bën thirrje për ndihmë pasi nuk po lidhet me të ëmën

09:08, 06/02/2023
A+ Aa A-

Për shkak të tërmetit me magnitudë 7.4 që ndodhi në Kahramanmaraş, shumë ndërtesa në 10 provinca u dëmtuan dhe shumë qytetarë mbetën nën rrënoja. 

Spitalet shtetërore dhe stacionet e policisë në Iskenderun dhe Antakya u shkatërruan gjithashtu. 

Başak Gümülcinelioğlu, aktorja e njohur turke ka  bërë thirrje për ndihmë nga llogaria e saj në rrjetet sociale, duke thënë se ajo nuk mund të kontaktojë nënën e saj që jeton në Antakya.

Aktorja e suksesshme, e cila shpërndau në llogarinë e saj në Twitter, kërkoi ndihmë nga AFAD, duke dhënë adresën në të cilën jeton e ëma e saj.

Image

Guvernatori i Hatay Rahmi Doğan deklaroi se në qytet kishte ndërtesa të shkatërruara si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.4 ballë me qendër në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş dhe njoftoi situatën e fundit. 

Duke thënë se shumë ndërtesa u shkatërruan, Doğan tha:

"Ka ndërtesa të rrënuara në Antakia dhe Kirikhan. Spitalet shtetërore në Iskenderun dhe Antakya u shkatërruan. Ka rrënoja në ndërtesat ku jetojnë qytetarët. Kemi ngritur një seli në kopshtin e xhandarmërisë, kemi mbledhur këtu të gjitha repartet. Po mundohemi të ndërhyjmë atje me mjetet që kemi në dispozicion. Ka probleme në pistën e aeroportit, ka problem në uljen e avionëve. Jemi duke i bashkërenduar aktivitetet me objektet tona aktuale, ka njerëz që kanë humbur jetën dhe shumë të lënduar”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco