Marshim kundër ‘reformës’ së pensioneve në Francë

Marshim kundër ‘reformës’ së pensioneve në Francë

14:33, 27/01/2023
A+ Aa A-

Në kryeqytetin e Francës, Paris, u mbajt marshim kundër reformës së pensioneve që synon të rrisë në 64-vjeç moshën e pensionit. 

Pjesëmarrësit në marshimin e mbajtur me thirrjen e bërë nga sindikata të ndryshme në Paris, mbajtën në duar pishtarë, flamuj të sindikatave të ndryshme dhe pankartë me mbishkrimin “Të mbrojmë pensionin tonë”, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Marshimi filloi në sheshin “Gambetta” dhe përfundoi në sheshin “Republika”. Në marshim morën pjesë edhe politikanë të Partisë Lëvizja e Panënshtruar e Francës (LFI).

Franca me reformën e pensionit synon që moshën e daljes në pension ta rrisë nga 62 në 64-vjeç. Reforma e pensionit është protestuar në vend me demonstrata, greva dhe marshime të ndryshme që nga njoftimi i përmbajtjes së saj dhe pritet që muajin e ardhshëm të diskutohet në Asamblenë Kombëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco