SKANDALI/ Miku i Ramës kishte një lidhje me djalin e presidentit Biden

SKANDALI/ Miku i Ramës kishte një lidhje me djalin e presidentit Biden

09:55, 26/01/2023
A+ Aa A-

Vazhdojnë të dalin në dritë të tjera detaje nga skandali që ka tronditur Amerikën.

Një ish-zyrtar i lartë i FBI, Charles McGonigal, u arrestua pasi dyshohet se ka ndihmuar një oligark rus. Po ashtu ai është nën akuzë se ka marrë 225 mijë dollarë nga një agjent shqiptar, për të ndihmuar politikisht kryeministrin Edi Rama.

McGonigal është zyrtari më i lartë i FBI i prangosur, ndërsa në media po dalin detaje për lidhjet e tij.

Gazeta ‘New York Post’ shkruan se gruaja e McGonigal kishte diçka të përbashkët me djalin e presidentit amerikan, Hunter Biden. Në emailet e laptopit të famshëm të Hunter Biden është zbuluar se fëmijët e tyre shkonin në aktivitete sportive të përbashkëta.

Pamela McGonigal nuk iu përgjigj pyetjeve për lidhjen mes tyre. “Nuk kam asnjë koment, nuk ka asnjë lidhje dhe ma hiq kameran,” tha ajo e zemëruar.

Por Charles McGonigal është i lidhur me Biden edhe përmes një rasti hetimor, shkruan gazeta. Bëhet fjalë për hetimin e FBI për shtetasin Chi Ping Patrick Ho, që u arrestua në nëntor të vitit 2017.

Në atë kohë ishte vetë McGonigal që tha se kishte siguruar prova kundër Ho, pa treguar se nga kishin ardhur provat. Ho u arrestua vetëm pak javë pasi ai dhe Biden kishin nënshkruar një marrëveshje prej 1 milion dollarësh, sipas të cilës Biden do ofronte konsulencë për ligjet amerikane.

Pak pas arrestimit, Ho bëri një telefonatë me xhaxhanë e Biden, James Biden. Ky i fundit tha se në fakt ai kërkonte të lidhej me nipin e tij dhe ai i dha kontaktin.

Ho u dënua për korruptimin e zyrtarëve të lartë në Çad dhe Uganda në emër të një kompanie kineze energjetike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco