Qindra të evakuuar në Gjermani pasi gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore

Qindra të evakuuar në Gjermani pasi gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore

13:46, 09/12/2022
A+ Aa A-

Autoritetet e qytetit gjerman të Heidelberg, në jugperëndim të vendit, kanë nisur evakuimin e qindra njerëzve me qëllim heqjen dhe çaktivizimin e një bombe të Luftës së Dytë Botërore të gjetur gjatë punimeve ndërtimore pranë stacionit kryesor hekurudhor. .

“Gjatë punimeve ndërtimore në Bahnstadt, një bombë e Luftës së Dytë Botërore u gjet në zonën e Sheshit Europa dhe Rrugës Max Jarecki”, tha policia lokale në një deklaratë në faqen e saj të internetit. Agjentët po bllokojnë zonën, gjë që shkakton vonesa dhe devijime të trafikut”.

“Shërbimet që merren me çmontimin e bombave janë nisur për në vendngjarje për të marrë vendime për hapat e ardhshëm”, tha ai, duke shtuar se “banorët e zonës po kontaktohen nga Policia dhe Brigada e Zjarrfikëses, ndërsa disa nga objektet ngjitur tashmë janë evakuuar”.

Sipas informacioneve të mbledhura nga agjencia gjermane e lajmeve DPA, skuadrat e bombave kanë krijuar një zonë sigurie prej 50 metrash.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, bomba të shumta të paaktivizuara janë gjetur në vend, megjithëse ato zakonisht çmontohen pa incidente të mëdha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco